Junker: Për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të jenë të nevojshme më shumë se dy vjet

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker beson se do të jenë të nevojshme më shumë se dy vjet që të arrihen të gjitha marrëveshjet rreth daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, lajmëron Tanjug.

“Mendoj se nuk do të arrijmë që në afat prej 24 muajve t’i arrijmë të gjitha marrëveshjet për Britaninë e Madhe që ta braktisë BE-në dhe të krijojë marrëdhënie të plotë me kontinentin evropian”, deklaroi Junker në margjinat e konferencës ndërkombëtare për sigurinë në Munih, transmetuan mediat britanike.

Kryeministrja britanike Tereza Mej, deklaroi se në mars do ta aktivizojë nenin 50 nga marrëveshja e Lisbonës për t’i filluar negociatat për Bregzit, që mund të zgjasin deri në dy vjet.

Junker shtoi se Britania e Madhe duhet të ndërrohet më së paku 20.000 ligje para se të mund ta braktisë BE-në, si dhe ajo se Britania e Madhe nuk ka të drejtë t’i përfundojë marrëveshjet për tregtinë bilaterale derisa ende është në Union.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button