BDI-ja i dorëzon LSDM-së mendimet për ligjin e shqipes

BDI-ja dërgon mbrapsht te LSDM-ja draft/ligjin për shqipen, bashkëngjitur me mendimin e saj rreth disa çështjeve thelbësore që kanë të bëjnë me statusin, zbatimin si dhe harmonizimin e tij me Kushtetutën.

ALSAT mëson se draft/ligji, i cili është punuar edhe me ndihmë të disa ekspertëve të të drejtës kushtetuese, si dhe LR.PDSH-së, është dërguar në orët e vona të pasdites, pas një shqyrtimi të thuktë mes kreut të BDI-së Ahmeti si dhe nënkryetarëve të partisë, njëkohësisht anëtarë të grupit të punës nga ana e BDI-së në bisedimet me LSDM-në.

Modalitetet kërkoheshin prej 2-3 ditësh tashmë, pasi ligji për shqipen si dhe përmbushja e pikave të tjera nga platforma e përbashkët e partive shqiptare, ishin kushtet themelore të BDI-së për koalicionin e mundshëm. Më herët, gjatë ditës së sotme, kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij nuk do të shpejtonte në marrjen e vendimit, ndërkohë që pranoi se mbrëmë ka ndarë mendime edhe me kreun e LR.PDSH-së Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button