Edi Rama, mysafir i shënimit të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Edi Rama, mysafir special i shënimit të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha sot se 17 shkurti i 2008 gjithnjë do të mbetet datë e veçantë, njofton Klan Kosova.

Por, për kryeqeveritarin nga Tirana festa në Prishtinë, sivjet është më e zbehtë, për shkak të mungesës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rama, që njihet për porositë e tij rreth Kosovës shtet multietnik, edhe këtë të enjte disa reshta të deklarimit ia kushtoi mu kësaj pune.

Në këtë komunikim, Edi Rama, nuk harroi të thotë se sa krenar është që u bë pjesë e festimeve për ditën që ai i dha cilësinë e më të rëndësishmes, për historinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button