Zhbogar: Të mos dramatizohet, jam optimist se do të formohet qeveria

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot deklaroi se është optimist dhe se liderët politik në Maqedoni do ta gjejnë mënyrën e vërtetë për të formuar qeveri.

“Unë nuk dakordohem se gjendja politike në vend është e, rëndë dhe nuk duhet të dramatizohet. Në vend patëm zgjedhje dhe është normale që të jepet më shumë kohë që liderët politik të formojnë qeveri. Unë jam optimist se liderët politik do ta gjejnë mënyrën e vërtetë për të formuar qeveri, në mënyrë që ne si BE të mund të vazhdojmë të punojmë në realizimin e reformave të cilat i nevojiten vendit”, theksoi Zhbogar.

Në suaza të fushatës “BE për ty” sot në Berovë qëndruan euroambasadori Zhbogar dhe ambasadori francez, kristian Timonie.

BE për Berovën ka ndarë tre milionë euro dedikuar për rikonstruim dhe ndërtim të rrjetit kanalizues.

“Jemi këtu ta promovojmë fushatën ‘BE për ty’ dhe më saktësisht të tregojmë se çka realizon BE-ja nga projektetet të cilat i financon vetë, ndihma e BE-së për vendin tuaj është mjaft kon krete dhe shihet nga realizimi i këtyre projekteve të cilët janë në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve të komunës suaj, e ato janë projekte të cilat realizohen nga qytetarët e BE-së, përkatësisht nga obliguesit tatimor të BE-së. Qëllimi ynë është ta shohim realizimin e projektit për ndërtim dhe rikonstruim të rrjetit për kanalizim në gjatësi prej 25 kilometrave, që do të jetë plotësim i projektit ekzistues “Stacion filtrues i ujërave ndotëse”, si dhe realizim i katër projekteve të tjera me mbështetje financiare të IPA programit. Ne si BE me padurim e presim edhe ndërtimin e tregut të gjelbër në Berovë dhe riokonstruimin edhe të rrugës tjetër që po realizohet me grante rurale”, tha Zhbogar.

Ai shtoi se BE është aktive dhe i mbështet projektet në vendet kandidate për ndërtimin e infrastrukturës me qëllim që të përmbsuhen standardet.

Ambasadori francez Timonie potencoi se qëllimi është të thellohet bashkëpunimi9 me Francën dhe BE-në.

“Kemi për qëllim ta thellojmë bashkëpuniminh dhe ne jemi të interesuar ta afrojmë Evropën drejt qytetarëve. Do të përpiqemi në kuadër të mundësive tona ta avancojmë turizmin, ndërsa ndërtimi i infrastrukturës së llojit të këtillë është ndihmë e madhe për banorët”, tha Timonie.

Kryetari i komunës, Dragi Naxhinski i njohtoi mysafirët me projektet të cilat realizohen me mjete të BE-së në Berovë, duke potencuar se deri më tani komuna për realizim të projekteve të ndryhsme ka marrë mbështetje prej rreth pesë milionë eurove nga fondet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button