Tekst për numërim të klikimeve

[Recension: Sonte merrni një gjethe dafine dhe thuajeni këtë që të pasuroheni]

Artikulli që e recensojmë as informon, e as që trajton ndonjë temë që është e dobishme për qytetarët. Me këtë rast, nuk ka burim për pohimin që bëhet, e as për vërtetësinë e tij, ndërsa shkak është një dukuri natyrore, siç është rasti me hënën e plotë. Titulli është senzacionalist, me qëllim që të tërheqë numër më të madh të lexuesve dhe të klikimeve. Теkstet që bëjnë pjesë në kategorinë “interesante”, njësoj sikurse edhe atë që janë informative, duhet t’i plotësojnë standardet dhe rregullat e gazetarisë që vlejnë edhe për artikujt tjerë, pa marrë parasysh se trajtojnë tematikë zbavitëse.

lovorov listLinku deri te artikulli origjinal: Sonte merrni një gjethe dafine dhe thuajeni këtë që të pasuroheni

Data dhe koha e publikimit: 13.02.2016

Data e recensionit: 15.02.2017

Recensuese: Silvana Zhezhova

PARA, HËNË E PLOTË DHE GJETHE DAFINE!

Pasurimi është gjendje e cila varet nga shumë rrethana dhe gjëra të tjera, e më së paku nga një bimë siç është gjetheja e dafinës. Të ardhurat financiare, poashtu nuk janë të lidhura, e as që varen nga dukuritë natyrore, siç është hëna e plotë. Më së paku të ardhurat personale financiare mund të vendosen në korelacion me ceremoni të caktuara që duhet të bëhet me sende të caktuara, siç thuhet në këtë pjesë të teskte.

Në qiell mbrëmë shkëlqente hëna e plotë, ndërsa sot duhet të bëni diçka që të pasuroheni. Gjithçka që duhet të bëni është të merni një fletë, një stilograf, një kavanoz me kapak dhe shtatë monedha metalike, si dhe një gjethe dafine.

Pastaj në tekst përshkruhet mënyra se si, gjoja, mund të vini deri në “më tepër para”. Nuk ka dëshmi se pse pikërisht gjetheja e dafinë është përfshirë në ceremoninë e përmendur. Ajo që dihet për këtë bimë është se mund të përdoret në gastronomi, në përgatitjen e gjellërave të ndryshme, ndërsa efekti i saj mbi paratë, së paku deri tani, nuk dihet e as që është dëshmuar.

Shkruani në fletë se sa para ju duhen, dhe pastaj fletën vëndojeni në kavanoz ku do ta vëndoni edhe gjethen e dafinës. Pastaj, në dorën e djathtë merrni shtatë monedha të cila ngadalë do t’i lëshoni në kavanoz.

Теksti që e recensojmë nuk bazohet në fakte. Nuk mund të vërtetohet saktësia e pohimeve, dhe nuk janë theksuar burime se prej ku vjen kjo. Теksti nuk ofron asnjë informatë të dobishme për qytetarët, gjegjësisht pohimet e tij nuk janë në interes të përgjithshëm publik.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button