Inspektorët, kontrolle nëpër bizneset e Tetovës

Pas valës së kontrolleve nga inspektorate të ndryshme shtetërore në Komunën e Tetovës, sikurse ai i punës dhe ai për urbanizëm, sot me urdhër të Prokurorisë së Tetovës, nisi kontrolli i një numri të madh lokalesh hotelerie, lidhur me lejet e dhëna nga komuna e Tetovës për shfrytëzimin e hapësirave publike, kryesisht tarracave, njofton Alsat-M.

Zyrtarisht nga Prokuroria nuk deshën të prononcoheshin, por sipas Alsat, mësohet se urdhri ka ardhur nga lartë, nga prokuroria shtetërore. Nga ana tjetër, as nga komuna e Tetovës nuk kanë dashur të komentojnë aksionin.

Ditë më parë, në komunën e Tetovës u filmuan dy kontrolle inspektoratesh, ndërsa kontrolle ka pasur edhe në atë të Gostivarit. Sipas drejtuesve të komunave, këto kontrolle janë me prapavijë politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button