Ahmeti: në parti nuk prodhohet bomba atomike por analizohet për çështjet politike

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi sot se partia e tij nuk do të shpejtojë për të marrë një vendim në lidhje me koalicionim me LSDM-në opozitare kurse për dallim nga Sela, ai konfirmoi takimin që ka realizuar me kreun e LR-PDSH-së Ziadin Sela në lidhje me dokumentin e LSDM-së.

“Të gjitha gjërat janë duke u analizuar. Mendoj qe në të ardhmen do të ketë një përgjigje konkrete. Këto janë çështje të cilat bisedohen në kuadër të partisë por unë ju siguroj se aty bomba atomike nuk prodhohet. Sigurisht që bisedohet për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me statusin politik dhe juridik të shqiptarëve të Maqedonisë. Ne jemi duke biseduar edhe me partitë tjera politike sepse duhet të formojmë mendim të përbashkët edhe me partitë politike. Me z. Sela jam takuar dhe sigurisht që kemi këmbyer mendime,” tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button