Ju që mendoni se dashuroni, mësoni këto gjëra për dashurnië e vërtetë

Ne kërkojmë përreth për dashurinë e vërtet, duke shpresuar dhe dëshiruar të gjejmë personin që do të na bëjë jetën perfekt. Ne mashtrojmë veten duke menduar që dashuria mund të vijë vetëm nga jashtë dhe rrallë nga vetvetja.

Dashuria mund të gjendet vetëm me dashuri. Dashuria shkon ku dashuria ekziston. Sa më shumë dashuri që fshihni dhe sa më shumë dashuri që keni për veten, aq më shumë dashuri do të jeni në gjendje të tërhiqni ndaj vetes.

Dashuria nuk mund dhe nuk do të shkojë tek ata që kanë një zemër të zbrazët. Dashuria e vërtet vie nga brenda. Fillon te ju. Vie te ju me bollëk kur ju keni dashuri me bollëk në zemrën tuaj. Ajo rrjedh përmes jush dhe përfundon me ju shkruan purposefairy.com.

“Mos kërkoni jashtë juve dashurinë, për të gjithë dhimbjen tuaj vjen thjeshtë një kërkim i kotë për atë që dëshironi, duke këmbëngulur se ku gjendet”, marrë nga libri “A Course in Miracles”.

Lexoni gjashtë gjërat që duhet t’i dini për dashurinë e vërtet:

  1. Dashuria për veten është mënyra më e mirë për të tërhequr dashurinë e vërtet

    Duani veten me krejt zemrën, për atë çfarë jeni dhe për atë se çfarë nuk jeni. Tregohuni i mirë me veten dhe e gjithë bota do të bëhet e mirë me ju. Nëse nuk keni dashuri për veten, ju nuk mund të pritni të merrni dashuri nga dikush tjetër. Edhe nëse do të merrni, ajo nuk do të zgjatë shumë dhe nuk do të funksionojë në këtë mënyrë.

    “Gjëja më e hatashme në botë është të pranoni veten plotësisht” C.G. Jung

  2. Dashuria e vërtet nuk është për të gjetur plotësinë tuaj te dikush tjetër

    Ju tashmë jeni të plotë dhe sa më shumë që mësoni të duani dhe të pranoni veten aq më shumë do ta vëreni se kjo është e vërtetë. Ju nuk keni nevojë për një njeri tjetër për t’ju kompletuar juve, ju vetëm keni nevojë për dikë më të cilin ju do të ndani plotësinë tuaj. Dashuria e vërtet nuk është për të gjetur plotësinë tuaj te dikush tjetër, por është për të ndarë atë me ta duke u rritur dhe zgjeruar sa më shumë dashurinë.

  3. Dashuria e jetës tuaj jeni JU

    Pse kërkoni jashtë vetes për diçka që tashmë është me ju? Dashuria e vërtet fillon te ju. Dashuria e jetës tuaj nuk është askush tjetër, pos juve. Brenda jush qëndron e tërë dashuria që keni nevojë dhe që dëshironi. Dashurinë që do të merrni nga të tjerët nuk do të jetë asgjë tjetër përveç projektim i dashurisë që keni brenda vetes.

    “Jeta është vetëm një pasqyrë dhe çfarë shihni jashtë saj, ju duhet ta shihni dhe brenda vetes.: -Wally Amos

  4. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për luftë

    Shpesh dëgjoni njerëz që thonë “nëse me të vërtet doni dikë, ju duhet të luftoni për të”. Kjo nuk qëndron, nëse keni nevojë të luftoni për dashurinë e dikujt nënkupton se ajo nuk ka vlerë. Nuk është dashuri.

    “Të luftosh” apo “Të duash” janë dy gjëra të kundërta dhe mund të keni vetëm njërën, jo të dyjat.

  5. Dashuria e vërtet vjen lehtë

    Dashuria e vërtet ndihet lehtë. Ajo rrjedh vetëm, çdo gjë rrjedh natyrshëm. Ku ka dashuri të vërtet, nuk ka nevojë për kontroll, për kritika, gjykime dhe xhelozi, faj apo ndonjë sjellje tjetër toksike. Dashuria është dashuri dhe kjo është e gjitha!

    “Dashuria e vërtet nuk vjen duke gjetur personin e përsosur, por duke mësuar për të parë një person të papërsosur të përkryer.” Jason Jardon.

  6. Dashuria e vërtet nuk pranon shtojca

    Dashuria duhet të bëjë atë çfarë dashuria dijë të bëjë më së miri, të duash dhe të të duan. Dashuria nuk imponon kërkesa. Dashuria nuk ka interes të mbajtur për diçka ose për dikë. Ku ka dashuri nuk ka shtojca dhe ku ka shtojca nuk ka dashuri. Këto të dyja nuk mund të jetojnë së bashku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button