Te reflektojmë mençuri

Kaluan më shumë se dy muaj dhe nuk kemi asnjë rezultat nga ajo që populli priste.

Partitë dhe koalicionet bëjnë kalkulimet e tyre me qellim që në rast zgjedhjesh të reja ( gjë që është e mundur siç po shkojnë gjërat) të mos digjen apo të mos humbin ndonjë votë ose të marrin ndonjë deputet më shumë apo ndonjë karrige funksionare më të ngrohtë dhe më të rehatshme.

Po afrohet koha e zgjedhje lokale, që është një shqetësim më shumë për partitë se kush cilën komunë të fitojë dhe cilët “të besuar” të partive të marrin pozicionet në komunë ( si kryetar apo këshilltar).

Më vjen keq që partitë tona nuk e kthejnë kokën fare në të kaluarën e afërt, ku dhjetëra mijëra votues iu ikën në partinë maqedonase, dhe të punojnë në gjetjen e arsyes përse i humbë këta votues po akoma merren me kalkulimet e tyre se kush ku do te marre pozicione më të mira.

Kjo situatë ka shkaktuar panik të madhe si ne administratë, ku ka hyrë frika se kush do krijojë qeverinë dhe kush do marre pozicionet e kush do shkarkohet, po ashtu edhe në popull ku në çdo tavolinë temë bisede është bërë politika.

Asgjë nuk funksionon siç duhet.

Për të ardhur keq…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button