Edhe gjykatat në Maqedoni nuk e respektojnë vendimin e gjykatës kushtetuese!

Qenan Aliu

Qenan Aliu

Gjykata Kushtetuese e RM-së me VENDIM numër -147/2014-0-1 të datës 13 prill 2016-të SHLYEJTI nenin 36 paragrafi (2) alinea 3 të Ligjit mbi nëpunësit administrativ.

Ky vendim nga dita e shpalljes në ,,Gazetën zyrtare të RM-së,, ka veprim juridik. Me këtë shlyerje më nuk ju lejohet institucioneve që në sajë të procedurës së punësimit detyrimisht të kërkojnë argument se për personin në fjalë nuk ka të shqiptuar NDALESË të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Për çudi, edhe nga kjo datë, edhe gjykatat në Maqedoni akoma po vazhdojnë me dhënien e ÇERTIFIKATËS se personi në fjalë nuk është nën hetim ose nuk është i gjykuar, pse nuk e dinë këtë gjë është skandaloze , së paku duhet ti informojnë palët për të drejtën dhe obligimin e tyre. Po ashtu është për çudi se pse edhe institucionet këtë gjë akoma e kërkojnë, në vend që po të kenë nevojë atë duhet ta sigurojnë exoficio.. Kuptohet për dhënien e këtij akti gjykatat për llogari të buxhetit inkasojnë taksa administrative mbi treqind denarë. Me këtë qytetarët i shtynë në shpenzime të panevojshme me një fjalë në shpenzim të padrejtë, anti-ligjor dhe anti-kushtetues.

MOS HARONI, Gjykata kushtetuese më tutje sqaron se kjo është e mundur por këtë duhet ta bëjnë punëdhënësit, institucionet në vijë zyrtare deri te Evidenca përkatëse pranë Gjykatave Themelore, e në asnjë mënyrë duke obliguar qytetarin që vetë ta bëjë dhe ti shkaktojnë shpenzime financiare. Madje Gjykata vë në pah edhe dispozitën konkrete të KODIT PENAL nenin 106 paragrafi (4)dhe (5) në të cilën thuhet se -NDALOHET që nga qytetarët të kërkohet që të bashkëngjisin argument për GJYKIM apo MOSGJYKIMIN e tyre.

E gjithë kjo është e rregulluar në funksion të mbrojtës të dinjitetit njerëzorë, këtë mbrojtje e ka për obligim që ta bëjë edhe shteti.

Le të jetë kjo një qasje e shkurtë sa për të ndihmuar të gjithë qytetarët që realizojnë procedura qoftë për punësim apo procedura për të drejtat dhe obligimet e tyre që nuk janë në dijeni të mos bëjnë shpenzime edhe ashtu në këtë krizë të rëndë sociale.

Ja kjo është edhe një ARGUMENT minorë se pse gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare, sepse ky shtet ligjet mundëson të përkthehen edhe në shqip por VENDIMET e Gjykatës Kushtetuese nuk e mundëson që të jenë edhe në gjuhën shqipe, ndërkaq vendimet e tilla vlejnë-erga omnes – PËR TË GJITHË !

Gijotina për procedurat e promovuar nga qeveria mbi një dekadë ishte vetëm mashtrim dhe shpenzime të panevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP