Mançevski: Qyteti i Shkupit ka shpenzuar para për harxhime joproduktive

Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski sot duke iu referuar raportit për zbatimin e buxhetit akuzoi se qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka shpenzuar  para për harxhime joproduktive në vend se për projekte  nga efikasiteti infrastrukturor dhe energjetik.

“Është shpenzuar për  fasada barok, sheshe, shatërvane, ndërtesa administrative luksoze dhe për shpenzime tjera joproduktive. Koce Trajanovski nuk kishte para për masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, komunikacionin nëntokësor  në qendrën e qytetit, projekte për efikasitet energjetik, as për ura të reja dhe rrugë kryesore”, tha Mançevski.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve lokale në maj do të propozojnë  ribalanc të buxhetit me të cilin do ta ndërprejnë ndërtimin e  Rrotullimit panoramik, fasadat barok dhe objektet shoqëruese të cilat janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”, ndërsa paratë do t’i kahëzojnë për masat për zvogëlim të ndotjes, për ndërtimin e parqeve, shkollave të mesme, urave dhe rrugëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button