Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe kryeplaku

 

O djali i bukur i LR PDSH, Ziadin Sela, tani e kuptuam se pse ju bashkëpunoni me Ali Ahmetin, mos  ndoshta keni shtypje nga kryetari i RDK-së e frikoheni se do mbeteni me dy apo një deputet?, mos ndoshta  mikut tuaj të RDK-së, Vesel Memedit i shkoni për qejfi, e merrni me të mirë që mos t’ju ik në partinë e BDI-së?, ai, që  Ali Ahmetit ia tha fjalën cilësore, vlerësuese, më burrërore e më të bukur epike shqiptare” KRYEPLAKU”.

Mos na keqkuptoni,  mendimet tona mos i merrni për të keq, askujt nuk ia duam të keqen, e sidomos juve, që me të vërtet si njeri e politikan ju pëlqejmë! Pa na tregoni se  kujt i thuhet, e pse i thuhet dikujt Kryeplak, me siguri e dini, mos ndoshta Memedi ua bëri me dije se diçka do të ndodh mes partisë së tij dhe mes partisë suaj?, ndoshta diçka ju paralajmëroi për  të ardhmen e tij.

Që në fillim të bashkimit të partisë suaj me RDK-në e Veselit dhe Unitetin e Ostrenit gjatë kampanjës zgjedhore e kemi ditur sherrin e Vesel Mehmedit. Gabimi më i madh i juaji, zotëri Sela, ishte gjatë kandidimit të Vesel Memedit në zonën e gjashtë, nê vend të tij  për ju do të ishte më mirë që të kandidohej Taravari, e jo ai. Ta keni me dije se për një kohë të shkurtër do mbeteni me dy nëse jo dhe me një deputet, i nderuar kryetar i LR PDSH-së Ziadin Sela. Mirëkuptim për vërejtjen!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button