Lajm i shpartalluar me komente tendencioze

[Recension: BDI NË PRAG TË SHPARTALLIMIT]

Spekulime dhe komente për një parti politike, të bazuara askund. Ky është vlerësimi i përgjithshëm për tekstin që po e recensojmë. Tentimi për të përcjellë një gjendje brendapartiake në BDI është bërë në mënyrë shumë të vaktë dhe pa fakte konkrete.  Nuk është prezantuar asnjë dëshmi, me të cilin teksti do të kishte “brum”.

BDI në prag të shpartallimit Gostivari24.comLinku deri te artikulli origjinal:  BDI NË PRAG TË SHPARTALLIMIT

Data dhe koha e publikimit: 06/02/2017

Data e Recensionit: 10/02/2017

Recensues: Benjamin Arifi

Tentimi për të “shitur” një lajm me këtë tekst është bërë nëpërmjet plasimit të spekulimeve të pakonfirmuara dhe komenteve në opinion.

“Opinioni këto ditë po vlon nga zëra se brenda BDI-së po ndodhë një përplasje shumë e madhe ndërmjet grupit që është me LSDM-në dhe grupit të VMRO-së. Këto ngjarje bëhen edhe më dramatike pas lajmit me titull ‘’Si i bëri 2 milionë euro për 2 vjet, Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit’’ publikuar nga Express në Kosovë të cilin grupi brenda BDI-së që e mbështet LSDM-në e cilëson si presion ndaj tyre për qëndrimin kundër VMRO-së, sidomos duke pasur faktin që Express-i njihet si shumë i afërt me Nikolla Gruevskin, madje kanë realizuar edhe një intervistë me atë”.

Në këtë paragraf ka më shumë se sa komente dhe spekulime, pasi që është bërë pretendim për lidhshmëri të mediave të caktuara me VMRO-DPMNE-në. Edhe pse gazetarët por edhe audienca mund të kenë njohuri të tilla, nuk u takon gazetarëve që t’i përflasin këto gjëra, pa pasur dhe ofruar fakte.

“Pas këtij lajmi, burime brenda BDI-së thonë se Dega e Gostivarit ia ka dërguar një letër kreut të BDI-së duke e kërcënuar që në rast se edhe një herë e sulmojnë Nevzat Bejtën, komplet dega e Gostivarit do e braktisë partinë”

Edhe ky është pretendim serioz, pasi kështu, në një mënyrë, vihet në pikëpyetje uniteti i partisë për të cilën raportohet. Dhe, sigurisht se mund të pasojnë edhe reagimet nga vetë partia. Mirëpo, në tekst kemi vetëm hedhje të pretendimeve, e asnjë burim konkret e as përfaqësim të mendimit të subjektit apo subjekteve, me të cilët merret ai.

Për gazetarët, një qasje e tillë është e profesionalisht e papranueshme. Si njerëz prej të cilëve varet informimi i opinionit dhe qytetarëve për çështje që ndikojnë në jetën e tyre dhe në shoqëri, duhet patur kujdes që kur të përcjellim informata, të jemi të saktë, korrekt dhe të punojmë në interes të së vërtetës, e jo për interesa të tjera. Kështu edhe na “urdhëron” Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë. Informata e saktë dhe e vërteta duhet të jetë para të gjithave, e jo spini e spekulimi.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button