Shtatë vjeçarja kërkon punë në Google, kompania ia kthen përgjigjen

Një shtatë vjeçare nga Anglia, i ka dërguar kompanisë Google një letër duke i kërkuar një vend pune. Ajo tani ka pranuar një letër nga vetë shefi ekzekutiv i kësaj kompanie gjigante. Vogëlushja, Chloe Bridgewater, i dërgoi një letër Google dhe u tregoi atyre për shkathtësitë në kompjuter, transmeton Klan Kosova.

Ajo kishte treguar në letër se sa mirë dinte të përdorte kompjuterin, që dinte drejtshkrim dhe që ishte shumë e zonja me lojërat kompjuterike.

Bridgewater, madje për t’i bindur ata kishte shkruar edhe referencë.

“Mësuesit dhe prindërit e mi më thonë që jam shumë e mirë në mësime. Babai im më thotë që nëse do i kem notat e mira atëherë do të mund të punësohem në të ardhmen në Google”.

E letrës së saj iu është përgjigjur hiç më pak se drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai.

“Nëse vazhdoni të mësoni shumë dhe t’i ndiqni ëndrrat e juaja, ju mund të realizoni çfarëdo që keni imagjinuar – nga puna në Google e deri notimi në Lojërat Olimpike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP