Papunësia në Turqi ka arritur 12,1 për qind, niveli më i lartë në shtatë vitet e fundit

Papunësia në Turqi në dhjetor të vitit 2016 është rritur deri në 12,1 për qind, duke e arritur nivelin më të lartë nga marsi i vitit 2010, kumtoi gazeta “Hyriet dejli njuz”, duke iu referuar të dhënave të publikuara mbrëmë në Entin Shtetëror të Statistikës.

Numri i të papunëve mes personave të moshës mbi 15 vjeçare në nëntor të vitit 2016 është rritur deri në 3,7 milionë persona, respektivisht është për 590.000 persona më shumë nga periudha e njëjtë vitin e kaluar. Niveli i të papunëve mes të rinjve, të moshës mes 15 dhe 24 vjeç është 22,6 për qind.

Numri i të punësuarve, njëkohësisht është rritur për 391.000 persona, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe në nëntor të vitit 2016 ka arritur në 27,07 milionë persona.

Gazeta thekson se fushata qeveritare për “mobilizim të punësimit”, që do të fillojë në mars, pritet të krijojë rreth dy milionë vende të reja pune, që, sipas, analistëve, do të sjellë deri në rënie të vogël të nivelit të papunësisë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button