Mbrëmë janë takuar Ahmeti dhe Sela

Mbrëmë është realizuar një takim mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe Ziadin Selës të Aleancës për Shqiptarët, ata e i kanë shqyrtuar vërejtjet rreth propozim-ligjit për gjuhën shqipe të propozuar nga opozitarja LSDM.

Pas takimit Ahmeti-Sela, është mbledhur kryesia e ngushtë e BDI-së dhe ka debatuar deri pas mesnate. Ndërkohë Alsat mëson se janë angazhuar edhe ekspert për të dhënë mendimin e tyre rreth ligjit në fjalë. Megjithatë nga BDI-ja nuk japin detaje nëse do të ketë mbledhje të kryesisë qendrore për të ndarë mendjen nëse deputetët e BDI-së do t’i japin firmat e tyre, para se të vuloset Ligji për gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button