Tenderët skandaloz të Nikolla Todorovit!

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, edhe pse do të largohet nga funksioni i ministrit, pasi që u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 dhjetorit, ai përsëri shpall tenderë. Bëhet fjalë për tenderë, procedura e të cilave zgjat tre muaj, ndërsa realizimi i tyre mund të zgjasë një vit. Deri kur mendon ai të mbetet ministër?, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Këto ditë Todorov ka paralajmëruar moment të ri historik për shëndetësinë në Maqedoni, investim prej 33 milionë eurosh për pajisje mjekësore. Me tenderin e ri, pajisje mjekësore duhet të fitojnë 100 institucione shëndetësore në vend. Ciklin historik të investimeve, siç deklaruan mediat pro-qeveritare, e ka filluar në Tetovë, ku ka paralajmëruar tender prej 2 milionë euro dhe 1200 aparate mjekësore. Ai pret se deri në fund të prillit do të përfundojë procedura e tenderit, ndërsa deri në fund të vitit do të instalohen edhe aparatet. Si e planifikon? 

Dhe kështu, për deri sa përgatitet Qeveria e re, Todorov po shpall tenderë një pas një. Dhe atë nuk janë çfarëdo tenderë, por fushata të mëdha. Si tenderi i Klinikës Qendrore prej mbi 70 milionë euro. Edhe pse katër vite ai nuk realizoi asnjë tender, ai me largimin e tij këtë tender e paralajmëroi si moment historik në shëndetësinë e Maqedonisë.

Asnjëherë nuk është shpallur tender për karroca invalidore nëpër klinika, për krevate të cilët nuk janë rregulluar me dekada. Në Klinikën e Neurologjisë tetë vite nuk ka pasur aparat për tomografi të kompjetizuar që është e domosdoshme për të sëmurët që kanë pësuar sulm në kokë. Për Todorovin kjo nuk ishte prioritet. Ai nuk e ka dëgjuar zërin e popullit, të atyre që rrëzohen nga karrocat invalidore të thyera me të cilat i bartin prej klinike në klinikë.

Për atë nuk është e çuditshme cikli i ri dhe tenderët të cilat i shpall Todorov në ikje? Dhe pse mendon se ministri i ri do ta vazhdojë procedurën që e ka filluar?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button