DW: Kërcënimet për luftë – porosi për Ali Ahmetin

Me porositë që i shpërndajnë personat publik – përkrahës të VMRO-DPMNE-së se “do të ketë luftë” dhe “do të rrjedhë gjak” nëse LSDM dhe BDI do të formojnë Qeveri, ka për qëllim që të kryej trysni ndaj liderit të BDI-së Ali Ahmeti, që ta parandalojë vendimin për koalicionim me VMRO-DPMNE, thonë për DW burimet nga partitë politike më të vogla të cilat udhëhiqen nga Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.mk.

Të njëjtat burime insistojnë në anonimitet, për ashtu siç thonë, që të mos jenë në situatë të palakmueshme.

“Me deklarata të tilla duhet që të inkurajohet  anëtarësia dhe të matet pulsi i qytetarëve, por ai nuk është efekti kryesor që pritet. Ato thirrje janë porosia e fundit për liderin e BDI-së, gjegjësisht nëse nuk respektohet vullneti i shumicës së bashkësisë maqedonase, atëherë “populli mund të shkojë sipas të vetes”. Në parti është bërë vlerësim se ky është argumenti i vetëm i fuqishëm me të cilën mund ta frikësojnë Ahmetin dhe se i njëjti mund të bart faj të madh për pasoja eventuale të stabilitetit dhe sigurisë së vendit, nëse shkelet parimi “fituesi me fituesin”, pasi që ajo do të shkaktojë pakënaqësi të popullit, të cilën askush s’mund ta kontrollojë”, theksojnë këto burime.

Kërcënimet për luftë, vijnë në kohën kur BDI duhet të deklarohet se a e pranon propozim-programin që Zaev ia ka dërguar Ahmetit. Ashtu siç afrohet dita për vendim, ashtu edhe përforcohet trysnia ndaj tyre. Nga BDI disa herë kanë thënë se ata nuk shpejtojnë me vendimin, pasi që duhet t’i analizojnë të gjitha përparësitë dhe pasojat që do të dilnin nga ajo. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP