Ishte bërë gati për në Itali, kapen në Vlorë 1.2 ton kanabis, një i arrestuar. Ja emri

Një sasi prej 1 ton e 255 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar nga policia në Vlorë, në një operacion të bërë për shkak se lënda narkotike do të trafikohej drejt Italisë. Në pranga është vënë Ilirjan Borakaj, 55 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatin Peshkëpi, Vlorë, mbi bazën e të cilit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike me peshë prej 1255 kilogram, e dyshuar e llojit Canabis Sattiva.

Lënda narkotike, ishte fshehur poshtë banesës së këtij personi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me me qese plasmasi dhe natriban ngjitës.

Policia dispononte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se kjo sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike e grumbulluar nëpër këto tunele si bazë për fshehjen e saj, është realizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Një prej autorëve dyshohet se është vëllai i Ilirjan Borakës, shtetasi Jetnor Borakaj, 44 vjeç, i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” që prej vitit 2012 (i dënuar me 2 vite burg) i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe ai në këtë ngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– sasinë e lëndës narkotike (1255 kg Camnabis),

– 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj,

– makineri për presimin e lëndës narkotike,

– fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.

Vazhdojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button