Shufllaj

Hamdi Mediu

Hamdi Mediu

Më 19.02.2017, mbushën 86 vjet të vrasjes së Dr. Milan Shufllaj, albanalogut më të madh kroat të gjysmës së parë të shekullit XX. Dr. Milan Shufllaj ishte mik i popullit shqiptarë. Ai publikoj një sërë studime që i referohen çështjes kroate dhe shqiptare gjatë mesjetës dhe periudhës së historisë më të re.

Politika ekspansioniste dhe gjenocidiale e Serbisë, gjatë gjithë historisë qindravjeçare është përpjekur vazhdimisht të ndryshojë të vërtetën historiko-shkencore ndaj popullit shqiptar si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan dhe Evrope.

Ka lindur më 1879. Shkollimin e kreu në Zagreb. Si student zagrebas u njoh rrënjësisht me materialin arkivor historik, kurse pas kryerjes së doktoratës ka filluar të botojë mjaft shqyrtime shkencore. Pas përkryerjes shkencore në Vjenë dhe Budapest u emërua profesor i shkencave historike ndihmëse në Universitetin e Zagrebit. Hyrja e tij në politikë në një mënyrë sikur ai vetvetes ia nënshkroi gjykimin e vdekjes, ngase me bashkimin hemegjenist të serbëve, kroatëve e slloveneve, fillon kalvari i tij jetësor. Që në vitin 1921 është gjykuar dhe burgosur në burgun e Mitrovicës, për shkak të pikëpamjeve të tij politike. Pasi kthehet nga vuajtja e dënimit ai përsëri kyçet në jetën politike, në mënyrë të veçantë u kushtohet temave historike kroate e shqiptare, duke u radhitur kështu në kreun e albanologëve të Evropës.

Një njeri me vlera të jashtëzakonshme shkencore dhe njerëzore , qe i ka vënë në spikame të vërtetat historiko – shkencore është shkencëtari i njohur kroat në përmasa botërore dhe njëri ndër albanologët më të njohur në botë, Milan Shuflay, i cili u bë viktimë e atentatit kriminel serb.

Vritet nga dora e kriminelëve serbë më 19 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb. Për vrasjen e dr. Shuflajt kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe shkencëtari i njohur Ainshtain. Më 19 shkurt të vitit 1931, duke hyrë në banesën e tij në Zagreb të Kroacisë. Atë e privoi nga jeta dora e kriminelit serb, Branko Zverge.

Ajo që tërheq më tepër vëmendjen është se ky studiues mban edhe sot primatin e albanologëve më të shquar ndërkombëtarë.
U vra sipas urdhërit të Aleksandrit, mbreti i oborrit të Beogradit, meqë ishte tepër i rrezikshëm për idenë e Jugosllavizmës, e cila u sforcua dhe u zbatua në jetë artificialisht në Konferencën e Versajës, në vitin 1919. Lidhur me këtë çështje politikanët dhe hisorianët hetuan në mënyrë intuitive se ideja për një Jugosllavi është një ide e rrejshme dhe e gabuar jo vetëm për popullin kroat. Ideja në fjalë ishte vetëm një pjesë e pikënisjes për Serbinë e madhe. Kroatët duhet të jenë vetëkritik dhe të vetëdijshëm se ideja për një Jugosllavi Serbo-Kroate-Sllovene, lindi mu në mesin e tyre nga disa parti politike-stereotipe. Kroatët lansuan këtë ide, ndërkaq serbët shfrytëzuan për të dominuar mbi popujt e tjerë, në kuadër të kufijve të Jugosllavisë së fryer padrejtësisht në dëm të popujve fqinjë.

Dr. Milan Shufllaj ra viktimë e parë e terrorit serbomadh, menjëherë pas formimit të Mbretërisë S.K.S., meqë ashpër i kundërvihet politikës së oborrit mbretëror të Beogradit. Në këtë aspekt, që në vitin 1921 u zhvillua seance monstruoze gjyqësore kundër Dr. Milan Shufflayt. Inkriminimi i aktakuzës lidhet me “ përpjekjen e përkrahjes së shtetit të Tomisllavit “ . Qëndrimin dhe simpatinë e tij ndaj Starçeviqit, politikan i madh kroat, e pagoi shtrenjtë që në kohën e studimeve.

Pas lirimit të tij nga burgu iMitrovicës së Sremit, me dhunë u pensionua nga Universitetet dhe u detyrua të merret me publicistikë. Idetë e tij çmoheshin si shumë të avancuara dhe progressive.

Likuidimi i tij nuk është pasojë vetëm shprehje e revoltës së tij që Kroacia nuk mund të jetojë si shtet i pavarur, por edhe për shkak se dr.Milani përkrahës i madh i shqipëtarëve dhe simpatizues i shtetit stabil të Shqipërisë.

Nuk është gjë e rastit që ai u vra pikërisht pasi u kthye nga Shqipëria, përkatësisht nga Tirana, ku u prit me nderime të mëdha, jo vetëm si shkencëtarë i madh i cili nxori në dritë veprën monumentale “ Acta et diplomata res Albania mediae acatis I-II “ , të cilën e nisi me L. Tollocin dhe K. Jireçekun në vitin 1913, për të mbaruar në vitin 1918, por edhe si mik i madh i popullit shqiptar.

Së bashku me Talocin dhe Jireçekun, në vitin 1913 dhe 1918, boton në dy vëllime kryeveprën “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”.
Në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull: “Die kirchenzustände im vortürkischen Albanie, pastaj në vitin 1920 boton romanin me temë nga mesjeta shqiptare, “Konstantin Balsha”, të firmosur me pseudonimin Alba Limi. Në dhjetor të vitit 1920, burgoset. Dënohet me tre vjet e gjysmë burg, të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1925 boton studimin: “Srbi i Arbanasi, njihova simbioza u srednjem vijeku”. Në vitin 1928 botoi librin “Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”.

Në Shqipëri ishte mysafirë i Mbretit Ahmet Zogu, si dhe të përfaqsuesve më të njohur të Shqipërisë.

Një qasje tjetër e preokupimit të dr. Milan Shufllajt ishte çështja e marrëdhënieve shqiptaro-kroate gjatë mesjetës, e cila deri në kohën e tij ishte fushë e paprekur. Është fakt se kroatët pasi që erdhën në Ballkan kontaktuan me shqiptarët një çështje që është heshtur deri në kohën e tij, për shkaqe të politikes së idesë jugosllave edhe në Kroaci. Dihet mirëfilli se shqipqtarët nuk ishin sllavë, për këtë arsye në historiografinë e hershme kroate është heshtur çështja shqiptare.

Aq më tepër, dr.Milan Shufllaj sipas njoftimeve që zotëronte, pranonte se kroatët e ardhur, të cilët jetonin në kufi me shqiptarët, morën shumë elemente nga qytetërimi shqiptar dhe të paraardhësve të tyre (ilirëve) . sipas Dr. Milan Shufllaj, kroatët dhe shqiptarët jetonin si fqinjë të mirë dhe gjatë historisë mesjetare dhe më pastaj nuk janë shënuar në dokumente të kohës “konflikte “ apo diçka të ngjajshme .
Mbetet sot e gjithë ditën e pakonkurueshme analiza e tij për qytetet e Shqipërisë, “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich ëährend des Mittelalters”. Një analizë që ndjek më së pari ndryshimin morfologjik të qyteteve, si Shkodra, Tivari, Ulqini, Prizreni, Durrësi, Vlora, etj., nga koha antike deri në pushtimin osman. Por që sigurisht ndalet gjatë në zhvillimet e këtyre qyteteve gjatë mesjetës, duke zbuluar më së pari mekanizmat e brendshëm që i gjallonin ata,Dr.Millan Shuflaj jep i pari një listë të zanateve, që ushtroheshin në qytetet tona mesjetare dhe që sollën në një specializim historik të tyre në prodhimin e anijeve (Ulqini, Durrësi e Vlora), të kripës, të verës e lëkurëve (Vlora, Shkodra e Durrësi), të mëndafshit (Shkodra, Prizreni e Berati), të prodhimit të armëve e përpunimit të metaleve të çmuara (Prizreni, Durrësi e Shkodra). Sejcila nga këto qytete kishte krijuar tregjet e veta tradicionale, Së fundi duke përmbyllur këtë paraqitje të shkurtër për këtë burr të shquar duhet thënë se, Dr. Shufllaj ishte përkrahës i madh i popullit shqiptar, si dhe njohës i shkëlqyeshëm i historisë së këtij populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP