Komuna e Prishtinës me program të pasur kulturor në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ky program nis nga data 16 shkurt, në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, në ora 11:00, ku fillimisht do të bëhet Ceremonia e Pranim dorëzimit të Librave – donacion nga ASHAK, pas kësaj në program vazhdon me një këngë për fëmijë duke vazhduar tek Ars Albanica Shyqeri Nimani, Muhamer Ibrahimi dizajner i Flamurit, Karvani i Shkrimtarëve, Studio Mjellmat e deri tek grupi “Xixëllonjat” ku do t’i këndojnë këngët “Lulëkuqja” dhe “Pavarësia” me fillim nga ora 12:25, shkruan Kultplus, njofton Portalb.mk.

Më 17 shkurt festohet 9 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kësisoj për nderë të kësaj dite, Komuna e Prishtinës organizon për dy ditë radhazi një program të larmishëm kulturor në kryeqytet.

Ky program nis nga data 16 shkurt, në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, në ora 11:00, ku fillimisht do të bëhet Ceremonia e Pranim dorëzimit të Librave – donacion nga ASHAK, pas kësaj në program vazhdon me një këngë për fëmijë duke vazhduar tek Ars Albanica Shyqeri Nimani, Muhamer Ibrahimi dizajner i Flamurit, Karvani i Shkrimtarëve, Studio Mjellmat e deri tek grupi “Xixëllonjat” ku do t’i këndojnë këngët “Lulëkuqja” dhe “Pavarësia” me fillim nga ora 12:25, shkruan KultPlus.

Ndërkaq në po këtë datë vetëm se në Teatrin Dodona nga ora 12:00 do të nisin interpretimet e koreve të ndryshme të Kosovës. Mbrëmja e 16 shkurtit në Dodonë, është rezervuar për shfaqjen  “Lusi në qiell” me fillim nga ora 19:30.

Ndërsa 17 shkurti, në po këto dy institucione të Komunës së Prishtinës që janë Teatri Dodona dhe Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, do festohet me shumë këngë, valle, poezi, shfaqje, promovim të librit, ekspozitë e kështu me radhë. Aktivitete në Teatrin Dodona nisin nga ora 11:00 dhe përfundojnë në 13:30 ndërsa në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, nisin në orën 11:00 dhe përfundojnë në 18:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button