Sot vihet gurthemeli i pikëkalimit kufitar në Merdarë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nesër do të vendosin gurthemelin e ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media nga Zyra e kryeministrit në këtë ceremoni  të pranishëm do të jenë krerët shtetërorë, ministrat e linjës dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ky është i pari nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të IBM-së që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, i paraparë më marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button