‘Liderët shqiptarë inatin që kanë mes vete ta kthejnë kundër Gruevskit’

Vetëm të unifikuar shqiptarët mund të defaktorizojnë Nikolla Gruevskin dhe politikën e tij nacionaliste.
Kështu thonë ekspertët e çështjeve politike, Ismet Ramadani dhe Albert Musliu.

Për Ramadanain, shqiptarët inatin mes tyre duhet ta largojnë dhe të njëjtin ta kthejnë kundër kryeministrit dhe VMRO-DPMNE-së, dhe në këtë mënyrë do të rritet fuqia e tyre edhe në numrat e deputetëve. 

‘Kur e dëgjuam edhe paraqitjen e Nikolla Gruevskit, të cilën e zbrazi në llogari të BDI-së, përgjigjja më e mirë do të ishte unifikimi i faktorit shqiptarë, duke rrit forcën politike dhe me lista të përbashkëta rritet edhe numri i deputetëve. Ndonjëherë edhe për inat mund të bëhen punë të mira, e në këtë rast më duket se Gruevski dha një shkas të mirë që shqiptarët të mobilizohen.Prandaj shqiptarët e kanë këtë mundësi që ti tejkalojnë kapriçet midis tyre, dhe këtë inat që e kanë mes vete është më mirë që ta akumulojnë dhe ta drejtojnë drejtë atij i cili na çoj porosi të qarta se ku e kemi ne vendin’ tha për Portalb, Ramadani. 

Edhe analisti Albert Musliu, uron të ketë listë të përbashkët, por thotë se liderët shqiptarë së pari duhet të mësojnë të komunkojnë mes tyre, për të kapërcyer gjitha mosmarrëveshjet. 

‘Subjektet shqiptare kanë problem me komunikimin e lere më të hyjnë në lista të përbashkëta. Listat e përbashkëta gjithsesi e maksimizojnë numrin e votave shqiptare që nuk është gjë e keqe dhe ajo duhet të bëhet, uroj që atë ta bëjnë për hirë të maksimizimit të votës shqiptare por çështja se sa ato do të mund të merren vesh se sa ata do të hynë në lista, kështu ka pasur një rast në 1998-ën, dhe në ditën e mbarimit të votimeve koalicioni PDSH-PPD, u prish, ashtu që duhet në fillim të fillojnë të komunikojnë, pastaj ti përcaktojnë prioritetet e shqiptarëve të Maqedonisë’ tha për Portalb, Musliu.

 Ndryshe, ditë më parë, kryeministri aktual, Nikolla Gruevski, duke folur si lider i VMRO-DPMNE-së, ka thënë se i duhen 63 deputetë duke aluduar në mbylljen e gojës së shqiptarëve.

Partitë më të mëdha politike BDI dhe PDSH nuk janë prononcuar për lista të përbashkëta, ndërsa Rufi Osmani, i RDK-së, ka kërkuar listë të përbashkët shqiptare që siç tha shqiptarët të fitojnë 30-40 deputetë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button