Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët kryesisht jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtatë deri në një, ndërsa e ditës prej shtatë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tre, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 10 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në më shumë vende temperatura maksimale do të tejkalojë 10, ndërsa në jug do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Celsius. Nga e premtja vranësirat do të rriten, ndërsa gjatë fundjavës dhe të hënës do të ketë kushte që diku nëpër fushëgropa të ketë mjegull në mëngjes, dhe do të ketë reshje të përkohshme të shiut, më të shpeshta të dielën. Në male reshjet do të jenë të borës. Të hënën reshjet do të përfundojnë deri në fund të ditës kur në viset më të larta mund të ketë dëborë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button