Ligjet për përmbarues dhe për noter, OPM përgatit propozim ndryshime

Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë formoi grup punues i cili duhet të përgatisë propozim-ndryshime dhe plotësime në Ligjin për noter dhe në Ligjin për përmbarim.

Kryetari i OPM-së Angell Dimitrov theksoi se në këtë organizatë tanimë po mbërrijnë informata nga anëtarë të cilët, të përballur me rritjen e shpenzimeve për shkak të angazhimit të avokatëve, janë të detyruar të pushojnë nga puna punëtorët nga shërbimet e tyre juridike edhe pse këta kanë përgatitje të lartë profesionale dhe përvojë të gjatë pune, transmeton Tv 21.
Me disa dispozita kontestuese në ligjet që e rregullojnë veprimtarinë noteriale dhe përmbarimore, që kanë hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, juristëve që punojnë në kompani padrejtësisht u është pamundësuar përfaqësimi i interesave të kompanive të tyre, sepse me këto ndryshime, këtë mundësi tani e kanë vetëm avokatët. Në këtë mënyrë, jo vetëm që avokatët favorizohen padrejtësisht në llogari të juristëve që punojnë në kompani, por edhe drejtpërdrejtë janë rritur shpenzimet e kompanive. Kjo ndikon në uljen e konkurrencës së tyre në treg”, deklaroi kryetari i OPM-së Angell Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button