Gashi: BESA është zëri i qytetarëve, prandaj ishim në EVN

Një delegacion i lartë i Lëvizjes BESA sot e vizitojë kompaninë për shpërndarje dhe furnizim me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë – EVN Maqedoni, për arsye se Lëvizja BESA është thellë e shqetësuar për problemet që i kanë shprehur qytetarët në raport me furnizimin dhe pagesën e energjisë elektrike dhe sidomos për çmimin që ata detyrohen të paguajnë ndaj kësaj kompanie. Pas këtij takimi, sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, tha se me zyrtarët e EVN-së, u diskutuan modalitetet për zgjidhjen e problemeve, njofton Koha, përcjell Portalb.mk.

“Sot ishim në një vizitë në kompaninë energjetike EVN, ne si Lëvizje BESA jemi të shqetësuar për çmimin e lartë të energjisë elektrike dhe shumë problemeve të tjera që i kanë qytetarët me këtë kompani, kështu që erdhëm këtu që të shohim se çka mund të bëjmë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Qytetarët duhet ta dinë se ne si Lëvizje BESA do të jemi zëri i tyre dhe gjithmonë kur do të shohim që do të ketë nevojë për të trokitur në mënyrë institucionale tek këto institucione, kompani të ndryshme, ne do të jemi këtu që ta artikulojmë zërin e tyre. Dhe kjo është puna e një politikani, ne kështu e kuptojmë se është puna e një deputeti, që të artikulojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”, u shpreh Gashi.

LEXO: Nëse nuk plotësohen kërkesat, qytetarët përsëri në protesta kundër EVN-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button