Ja kur do të ndërtohet xhamia në Prishtinë

Ahmet Sadriu, zyrtar për informim në BIK, ka bërë të ditur se procedurat për ndërtimin e xhamisë janë në përfundim e sipër, derisa presin përmirësimin e motit që të fillojnë me ndërtimin e saj, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.

“Po presim me u rregullu moti. Gjithçka është në përfundim e sipër. Procedurat janë në përfundim e sipër dhe presim që në pranverë kismet me fillu ndërtimin”, ka thënë Sadriu.

Mirëpo kur pyetet se a kanë marrë lejen prej Komunës për ndërtimin e xhamisë, Sadriu përgjithëson duke mos dhënë një përgjigje të prerë.

“Një komision është formu nga kryetari i Komunës dhe komisioni është në përfundim e sipër, informacionet janë që do të përfundoj gjithçka dhe do të fillojmë me ndërtim se boll më u zgjat”, ka deklaruar Ahmet Sadriu.

Indeksonline ka provuar të marr një përgjigje edhe nga Komuna lidhur me këtë çështje, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur. Kujtojmë se në tetor të vitit 2012 ishte vendosur gurthemeli për ndërtimin e xhamisë e cila pritet të jetë godina më e madhe fetare në Prishtinë. Puna me ndërtimin e xhamisë duket të jetë zgjatur shumë.

Ky projekt është dashur të fillonte qysh në tetor të vitit të kaluar. Ndërtimi i kësaj xhamie pritet të kushtoj 20 milionë euro. Ndërsa prona për ndërtimin e xhamisë është ndarë nga Komuna e Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button