Arratiset shqiptari i arrestuar, shkon që t’i mbushë mendjen Papës që të konvertohet në mysliman

Një 22 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka shkuar në Vatikan, dhe u ka bërë thirrje besimtarëve të krishterë, që të konvertohen në Myslimanë.

Shqiptari ishte dënuar më herët nga gjykata italiane me arrest shtëpiak pasi kishte bërë thirrje në publik që të gjithë ti bashkohen ISIS-it.

Por çudia ka ndodhur javën e shkuar, kur ai është parë në hyrjen e kishës në Vatikan, ku Papa do të mbante meshën e përjavshme. Shqiptari i ka bërë apel edhe papës që të konvertohet në mysliman.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka vënë në pranga 22 vjeçarin shqiptar identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button