Trajanov: Platforma e Ali Ahmetit është bazë për destabilizim të Maqedonisë

“Ali Ahmeti arriti që ta ndezë nacionalizmin dhe ekstremizmin, si bazë për konfrontim dhe destabilizim të Maqedonisë”, reagojnë sot nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, njofton Portalb.mk.

“Platforma për zgjidhje të plotë të çështjeve shqiptare, më shumë i ndihmon VMRO-DPMNE-së, që ta zhvendosë temën për përgjegjësi të kreatorëve të krizës politike dhe të nxitë diskutim për “punët maqedonase”. Përgatitja për “platformë maqedonase”, paralajmërimet për bllokimin e Parlamentt dhe kërcënimet me protesta të mbrohet shteti nëse opozita formon Qeveri, janë mundësi e shkëlqyer për shpallje të jashtëzakonshme dhe suspendim të institucioneve dhe vullnetit të qytetarëve. Në vend që të ndërtojmë PLATFORMA për shtet të drejtë, drejtësi të barabarta për të gjithë, lufta kundër krimit dhe jetës më të mirë për të gjithë, platforma e Ali Ahmetit na ktheu në shekullin e 19”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Nga partia shtojnë se është kohë që qytetarët të bashkohet dhe t’i pastrojnë populistët dhe propagandistët për kërcënim të mundshëm të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button