DAP pret mbi 400 mijë qytetarë të parashtrojnë paraqitje tatimore vjetore

Drejtoria për të ardhura publike pret që deri më 15 mars, kur është afati përfundimtar, që mbi 400 mijë qytetarë të parashtrojnë Paraqitje vjetore publike.

Siç informojnë përfshirë edhe 13 shkurtin e vitit 2017, 51.616 qytetarë e kanë plotësuar detyrimin e tyre tatimor dhe apelojnë që qytetarët të mos i presin ditët e fundit me qëllim që të evitohen rrëmujat në sportelet tatimore.

Paraqitje vjetore tatimore parashtrojnë qytetarët, të cilët në vitin 2016 përveç rrogës ose pensionit ose të ardhurave nga veprimtaria bujqësore/e pavarur, kanë realizuar edhe të ardhura të tjera shtesë.

Nga paraqitjet e parashtruara më shumë ka në Shtip 13.321, pastaj në Shkup 12.794, Manastir 8.315, Prilep 9.075, Strumicë 5.881 dhe Tetovë 3.182 paraqitje vjetore tatimore. Prej tyre pjesa më e madhe janë me shkrim, ndërsa 251 janë parashtruar në mënyrë elektronike.

Qytetari që është nga ndonjë qytet tjetër, por punon, jeton, studion…, respektivisht është me qëndrim të përkohshëm në Shkup, paraqitjen tatimore mund ta dorëzojë në Qendrën e kontaktit të DAP, në lokalitetin e ri në ndërtesën e Drejtorisë rajonale Shkup.

Paraqitja vjetore tatimore mund të parashtrohet edhe përmes postës në adresën e Drejtorisë kompetente rajonale të DAP ose në mënyrë elektronike nëse obliguesi është shfrytëzues i regjistruar i e-Tatimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button