LSDM: Do të vendosim tatime korrekte

LSDM-ja në kumtesë paralajmëron se do të vendosë tatime korrekte me të cilat më të varfrit do të paguajnë më pak, ndërsa më të pasurit më shumë.

Sipas LSDM-së ndryshimet në sistemin tatimor do të sigurojnë drejtësi më të madhe në shpërndarjen  e të ardhurave dhe pasurisë në vend.

“Këtë do ta bëjmë përmes vendosjes tatim të drejtë personal të të ardhurave, heqjen e kufirit maksimal të lartë për pagesë të kontributeve të pagave, vendosjen e tatimimit të drejtë për posedim të më shumë pronave dhe tatimin më të fuqishëm të luksit. Njëkohësisht do të sigurojmë transparencë të madhe në shpenzimin e të hollave nga Buxheti, drejtësi në pagesën e disa shërbimeve publike dhe do të punojmë në rritjen e cilësisë së shërbimeve publike. Në mënyrë shtesë në çdo familje do të hyjë pagë plus nga kthimi i 15 për qind të TVSH-së”, theksojnë kumtesë.

Shtojnë se që në gjashtë muajt e parë të mandatit, qytetarëve të cilët kanë të ardhura të përgjithshme mujore personale deri në nivelin e pagës së konfirmuar minimale ligjore do t’u kthehet shuma e cila si tatim personal i të ardhurave është paguar nga ana e punëdhënësve të tyre.

Theksojnë se qytetarët të cilët veprimtari themelore e kanë bujqësinë dhe i përmbushin kushtet për tatimi paushal do të lirohen nga pagesa e tatimit personal të të ardhurave.

“Këto janë vetëm një pjesë e masave me të cilat do të sigurojmë sistem të drejtë tatimor social i cili do të sigurojë sistemim  të drejtë të të ardhurave në vend”, theksojnë nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button