“Ujësjellësi” transferohet në ndërtesë të re: Llogaritë do të paguhen në 15 sportele

Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi së shpejti do të transferohet në ndërtesë të re, poshtë Kalasë së Shkupit, njofton Portalb.

“Po numërohen ditët e fundit për hapjen e ndërtesës së re. Në këtë periudhë na kanë bllokuar temperaturat e ulëta dhe për atë s’kemi mundur të punojmë me dinamikën e paraparë. Në katet do të vendoset personeli, ndërkaq në katin e poshtëm do të jenë pikat për shfrytëzuesit. Do të kemi 15 sportele dhe ajo do të jetë tre herë më e madhe se tani, gjatë së  cilës, puna do të jetë më e shpejtë dhe më efikase”, thotë drejtori i NPUK-së, Aleksandar Atanasov në një intervistë për “Skopjeinfo”.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button