Sot fillon procesi gjyqësor kundër vrasësit të Almirit 4 vjeçar, qytetarët mblidhen përpara Gjykatës

Me moton “për drejtësi”, qindra qytetarë nën organizimin e OJQ “Zani”, sot janë mbledhur përpara Gjykatës së Kumanovës për “ta ndarë bashkërisht drejtësinë për Almirin”, me rastin e fillimit të procesit gjyqësor kundër për rastin e vogëlushit Almir Aliu, i cili në qershor të vitit të kaluar u shtyp me makina nga, Boban Iliq, pas një zënke paraprake mes tij dhe prindërve të Almirit në Shtëpinë e Shëndetit – Kumanovë, për shkak të mosrespektimit të radhës për pranim në ambulance, njofton Portalb.mk.

“Nëse Bobani është i Çmendur edhe ne do të çmendemi”, “Kujdes”, Duam dënim maksimal për Boban Iliqin”, këto ishin disa nga pllakat që sot i mbanin qytetarët në duart e tyre.

Babai i Almirit, në një deklaratë, dje tha se pret dënim me vdekje për autorin e vrasjes.

“Në qoftë se merret ndonjë vendim, dënim me vite atëherë edhe ato vite kalojnë shumë shpejtë dhe se ai përsëri do del nga burgu dhe se rasti që ma ka ndodhur mua mund ti ndodhë ndokujt tjetër, mund ti shtyp 1, 2, 3 fëmijë e kështu me radhë, për atë ne presim që ai të dënohet me burg të përjetshëm, e mos të jetë i lirë, mos ti ndodhë ndokujt tjetër pa marrë parasysh a është shqiptar apo maqedonas”, deklaroi Sedat Aliu, babai i Almir Aliut.

Përndryshe, gjykatëse në këtë proces gjyqësor është caktuar Maja Denkovska. Përveç vrasjes së Almirit, i paraburgosuri Iliq është i dyshuar edhe për tentim vrasje të prindërve të fëmijës.

Për ngjarjen pati reagime të mëdha, për të cilën u organizuat edhe protesta.

LEXO MË SHUMË: PËR RASTIN E ALMIR ALIUT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button