Maqedoni, politikanët duhet të japin llogari për të pasur një qeverisje të mirë

Kualiteti i jetës së qytetarëve në masë të madhe varet nga mënyra si qeveriset në një vend. Nuk mund të kemi rritje të kualitetit të jetës, qeverisje të mirë si dhe funksionim të shoqërisë demokratike në Maqedoni pa pasur përgjegjësi dhe transparencë të forcave politike dhe përfaqësuesve të Qeverisë. Në llogaridhënien efikase të politikanëve padyshim që teknologjitë e reja kanë rol kyç andaj duke të inkurajohen qytetarët që sa më shumë ti përdorin të njëjtat për këto qëllime.
Është kjo një nga konkluzat e konferencës përmbyllëse në kuadër të projektit ACTION SEE Vishegrad – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore në temën “Rruga drejt qeverisjes së mirë” sot në Shkup në organizim të Fondacionit Metamorfozis, njofton Portalb.mk.

“Pa përgjegjësi të forcave politike dhe përfaqësuesve të Qeverisë nuk mund të pritet funksionim të shoqërisë demokratike. Çelësi është në transparencën dhe sjelljen e përgjegjshme te të gjitha subjektet politike. Nga ana tjetër, teknologjia është një mjet i rëndësishëm përmes së cilës mund të zbatohet transparenca dhe krerët politik duhet të japin përgjegjësi përmes mjeteve teknologjike” tha Jacek Multanovski, ambasador i Polonisë në Maqedoni.

Ai spikati rolin e shoqërisë civile duke thënë se “është mbrojtëse e vlerave demokratike në një vend, e sundimit të ligjit dhe e transparencës në të.”

Për drejtorin e Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari nuk mund të kontribuohet në rritjen e kualitetit të jetës nëse nuk i përmbahemi vlerave të transparencës.

“Misioni i Fondacionit Metamorfozis është që të kontribuojë në përforcimin e demokracisë dhe të përmirësojë kualitetin e jetës së qytetarëve përmes shpërndarjes së diturive. Nuk mund të kontribuojmë në rritjen e kualitetit të jetës nëse nuk i përmbahemi vlerave të transparencës. Ky projekt është pikërisht për transparencën, rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve me qëllim që të kemi jetë kualitative dhe qeverisje të mirë. Kualiteti i jetës së qytetarëve në masë të madhe varet nga mënyra si qeveriset në një vend prandaj është e rëndësishme për ne si organizatë joqeveritare të gjejmë mënyra të adresojmë dhe të gjejmë mënyra efikase për të përmirësuar qeverisjen” tha mes tjerash Jashari.

Në Ballkanin Perëndimor qytetarët nuk shfrytëzojnë mjaftueshëm teknologjinë dhe mjetet e informatikës për përforcimin e qeverisjes në vendet e tyre pa marrë parasysh nëse ata janë krijuar nga Qeveria apo nga ndonjë shoqatë. Këtë problematikë e theksoi Kristine Althauzer, ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, sipas së cilës, shkak për këtë është fakti që shumë njerëz nuk besojnë në kualitetin dhe saktësinë e tyre.

“Kjo situatë kritike nuk duhet të na dekurajojë që të kërkojmë qeverisje të mirë. Qeverisja e mirë matet me disa faktorë si që janë: përgjegjësia, stabiliteti politik, mungesa e dhunës, efikasiteti i qeverisjes, shteti i së drejtës dhe kontrolli mbi korrupsionin. Qeverisja e mirë tregon respekt për të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit, përforcimin e demokracisë, promovimin e transparencës dhe kapaciteteve në administratën publike.” deklaroi Althauzer.

Në kuadër të konferencës u promovua dhe udhërrëfyesi (roadmap) për implementimin e parimeve të qeverisjes së mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor – “Rruga drejt qeverisjes së mirë”.

Udhërrëfyesi (roadmap) për implementimin e parimeve të qeverisjes së mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor - "Rruga drejt qeverisjes së mirë"
Udhërrëfyesi (roadmap) për implementimin e parimeve të qeverisjes së mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor – “Rruga drejt qeverisjes së mirë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button