Маnipulim nëpërmjet fotomontazhit

[Recension: Gruevski: Skenaristi i LSDM-së donte t’i përfitojë shqiptarët me anë të emocioneve]

Мanipulim, mirëpo nëpërmjet fotografisë, më saktë nëpërmjet fotomontazhit. Intervista e ish-kryeministrit, kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, ku ai paraqiti një “ton” akuza për përzierje nga jashtë në politikën e vendit, si dhe për mënyrën se si opozita ka fituar vota nga bashkësia shqiptare, është ilustruar me një fotografi krejtësisht joadekuate. Ose siç do të thoshte dikush, е njitur, e prerë, e montuar. 
1111Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Skenaristi i LSDM-së donte t’i përfitojë shqiptarët me anë të emocioneve

Data dhe koha e publikimit: 11.02.2017  20:54

Data e recensionit: 12.02.2017

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

TEKST I PAVERIFIKUAR, I NJËANSHËM, TENDENCIOZ

Një politikan pubikisht mund të thojë çka të dojë për shkak se në fund vetë do të përgjigjet për peshën e asaj që e ka thënë, si dhe për pasojat eventuale. Problem është në qoftë se ndonjë medie futet në “lojën” e tij, duke dëshiruar ta sqarojë atë që është thënë, gjegjësisht “të bëhet më katolik se Papa”!

Për fat të keq, kjo ndodh në shembullin konkret. Paraqitja e Nikolla Gruevskit ku ai akuzoi se dikush tjetër i ka sjellë votat shqiptare në LSDM, është shoqëruar me një fotografi e cila duhet t’i plotësojë apo t’i përforcojë pohimet e liderit të VMRO-DPMNE-së.

Te disa shqiptarë emocionet e mbisunduan arsyen dhe filluan të vitojnë për LSDM-në duke u besuar gënjeshtrave dhe manipulimeve. Si rezultat i kësaj fituan 10-15 mijë vota shqiptare, mirëpo jo të gjitha. Gjithçka tjetër u realizua në terren, prej fshati në fshat, prej hoxhe në hoxhë, prej ndonjë të ashtuquajturi ish-komandant deri te ndonjë ish-komandant tjetër. Këtë e realizoi dikush tjetër, e jo LSDM-ja, ata nuk kanë kapacitet për këtë, deklaroi Gruevski.

Kur kësaj, duhet ta potencojmë, deklarate jokorrekte politike, mirëpo kjo nuk është pjesë e recensionit, i ngjitet edhe një fotomontazh krejtësisht joadekuat, atëherë kompletohet mozaiku i artikullit të njëanshëm dhe të qëllimshëm. Gruevski nuk i emërton këta persona, hoxhallarë, komandantë, mirëpo ai që e ka përgatitur artikullin qëllimisht në fotomontazh ka futur dy persona së bashku me liderin e opozitës. E para, a janë të vërteta pohimet e ish-kryeministrit, e dyta – a janë me të vërtetë këta personat për të cilët flet Gruevski, e treta – a është verifikuar ajo që është thënë?! Nuk ka asgjë nga kjo. Domethënë, dikush ka paralajmëruar diçka, ndërsa media menjëherë ka kërcyer ta gjejë “përgjegjësin”, mirëpo pa i përdorur veglat standarde të gazetarisë. Thjesht, teksti plason spekulim sepse nuk ka dëshmi për fotomontazhin e plasuar.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur – neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Të përfundojmë: tekst i paverifikuar, i njëanshëm dhe tendencioz.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button