Karateistët e Maqedonisë gati për në Sofje

Reprezentacioni i Maqedonisë në karate do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Sofje të Bullgarisë nga 16 e deri më 19 shkurt, në kategoritë për kadet, junior dhe junior deri më 21 vjeç. Në mesin e të përzgjedhurdhve do të jenë edhe Arian Mamuti (deri 63 kg, kadet) nga KK “Fati”, Azra Curi (deri 53 kg, junior) KK “KE Iks”. Faik Veseli (deri 61 kg, junior) KK “Olimpik” dhe Krenar Xhaferi (mbi 76 kg, junior) KK “Shkëndija”, që përbëjnë listën e 25 karateistëve të reprezentacionit të Maqedonisë.

Nga ekipi përfaqësueses i Maqedonisë thanë se pjesëmarrësit në këtë eveniment kanë pasur shumë gara kontrolluese dhe përgatitje në klubet e tyre me të vetmin qëllim, që nga Sofja të kthehen me ndonjë medalje.

“Pritjet janë të mëdha pasi që përgatitja e reprezentuesve është në nivel të lartë. Kriteriumi është shumë I pastër. Duhet të luftosh që të jesh më I miri në kategorinë tënde , ku janë 10 garues , që tregon se ata që na përfaqësojnë duhet të jenë dhe janë mjaft kualitativ”, ka deklaruar Arlind Huseini, seleksionuesi i reprezentacionit  së Maqedonisë deri më 21 vjeç.

Arlind Huseini dhe Aleksandar Kuzmanovski, seleksionuesi i kadetëve dhe juniorëve të Maqedonisë, janë të vetëdijshëm se konkurrenca për të fituar medalje do të jetë e fortë, pasi në këtë eveniment do të marrin pjesë karateist nga 50 shtete. Ata shpresojnë se disa nga karateistët, në mesin e të cilëve edhe Faik Veseli nga radhët e KK “Olimpik”, i cili ka pasur plasman të mirë vitin e kaluar Kampionatin Botëror, dhe disa karateist tjerë, në Sofje të fitojë ndonjë medalje. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button