Barça kërkon historinë

Barcelonës do t’i duhet ta bëjë historinë në mënyrë që të arrijë në rrethin çerekfinale të Champions League pas humbjes së thellë 4:0 nga Paris Saint-Germain.

Angel Di Maria shënoi dy herë në humbjen e Barçës për Shën Valentin, me Julian Draxler dhe top golashënuesin Edinson Cavani me nga një për kampionin francez.

Skuadra e Unai Emery dominoi në veprim për 90 minuta të plotë, përderisa Lionel Messi dështoi që të bënte një prekje të vetme të topit në zonën kundërshtare – për herë të parë këtë sezonë.

Asnjë skuadër deri tash nuk ka arritur që ta shkrijë rezultatin nga ndeshja e parë 4+. Nëse këtë do ta bëjë Barça në ndeshjen kthyese atëherë do të ishte hera e parë në histori të kësaj gare.

PSG për në Camp Nou për ndeshjen e kthimit udhëton më 8 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button