Xingo me iniciativë për “platformë maqedonase”, Gruevski i jep përkrahje

Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) e Lubisha Ivanovski – Xingo, ka ngritur iniciativë për formimin e një platforme të përbashkët maqedonase dhe i ka ftuar të gjithë partitë që t’i bashkëngjiten. Platforma, sipas tyre ka për qëllim që “t’i ruaj interesat nacionale maqedonase”, njofton Portalb.mk.

Prej atje nuk precizojnë se çfarë saktësisht do të kishte përmbajtur një dokument i tillë, megjithatë thonë se pikat të cilat do të vendosen “kanë të bëjnë me rregullimin e brendshëm dhe të sigurisë, ndërkaq të njëjtat duhet patjetër të pranohen”.

Të parët që kanë dhënë mbështetje për një iniciativë janë partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE. Gruevski, idenë për platformën maqedonase e ka shpalosur para ambasadores së franceze, Kristian Timonie, të cilës i ka thënë se “edhe bashkësia maqedonase mund të bëjë një platformë dhe ta vendosë si kusht për bisedime, ashtu siç e ka bërë BDI”.

Përndryshe, PSM është parti në koalicion me VMRO-DPMN-në, ndërkaq kryetari Xingo, qëndron pas televizionit proqeveritar “Sitel”, i cili sipas vlerësimit të ASHMAA-së gjatë periudhës zgjedhore ka përhapur gjuhë të urrejtjes dhe ka nxitur diskriminim kundër shqiptarëve.

Këtë konstatim, ASHMAA e ka konfirmuar nëpërmjet vëzhgimin të jashtëzakonshëm të cilën e ka bërë gjatë fushatës zgjedhore nga 2 deri më 5 dhjetor kur TV “Sitel” në ditarin e lajmeve të orës 19:00 dhe 23:00 ka publikuar një sërë kronikash dhe komentesh redaktuese në lidhje me temën e dygjuhësisë dhe “kantonizimit të Maqedonisë”.

ASHMAA, tha se TV “Sitel” gjatë kohës së fushatës zgjedhore ka përhapur gjuhë të urrejtjes për të arritur deri në një politikë të caktuar që nëpërmjet diskriminim, informatave të njëanshme ta frikësojë opinionin.

LEXO: ASHMAA: “Sitel” ka përhapur gjuhë të urrejtjes dhe ka nxitur diskriminim ndaj shqiptarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button