Heshtje në BDI dhe Aleancën për Shqiptarët për propozimet e LSDM

Pas takimit dy orësh të nënkryetarëve të BDI-së dhe Alenacës për Shqiptarët, nuk ka deklarata se për çfarë u bisedua në takim dhe se a është biseduar për dokumentit e dorëzuar të Zoran Zaevit, e vetmja gjë që u bë e ditur ishte se biseduan për Platformën Shqiptare.

“Kishim takim të grupeve punuese në lidhje me plaformën shqiptare. Gjithashtu, mund të them se ishte një takim konstruktiv ku u bisedua për çështje që mendojmë se janë të rëndësishme”, tha Teuta Arifi nga BDI.

Kurse Arben Taravari nga Alenca për shqiptarët vërtetoi se takimi i sotëm ka qenë takim konstruktiv.

“Për ne është e rëndësishme të realizohen pikat e Platformës Shqiptare, pa dallim se kush do të formojë Qeveri”, tha Arben Taravari nga Alenaca për shqiptarët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button