Ja lajmi që dëshmon tendencë, përtesë dhe mungesë të profesionalizmit

[Recension: Ky është politikani që i janë ofruar 5 milionë euro për formimin e Qeverisë ?]

Gazetarët nuk guxojnë të bëjnë lajme duke u bazuar në spekulime. Spekulimet dhe informacionet e pakonfirmuara janë e kundërta e asaj që e quajmë gazetari. Shkrimet gazetareske, të cilat në bazë të burimeve ngrenë dyshime për çështje të caktuara, nuk duhet të plasohen në opinion nëse nuk janë të konfirmuara dhe të komentuara nga palët e përfshira.

Lajmi që po recensojmë nuk konfirmohet aspak. Titulli “informon” bindshëm për politikanin, të cilit gjoja i është ofruar të marrë 5 milion euro. Një titull i tillë, përderisa nuk vërtetohet edhe në tekst me dëshmi konkrete, mbetet tendencioz dhe mashtron lexuesit.

Ziadin Sela, një nga udhëheqësit e Aleancës për Shqiptarët që në koluaret politike spekulohet se i janë ofruar 5 milionë euro për të qenë pjesë e Qeverisë me VMRO-DPMNE gjatë bisedimeve të para që kur Nikolla Gruevski mori mandatin për formimin e Qeverisë.

Ky është politikani që i janë ofruar 5 milionë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ky është politikani që i janë ofruar 5 milionë euro për formimin e Qeverisë ?
Data dhe koha e publikimit: 09.02.2017
Data e recensionit: 09.02.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst vërhehet një gjë që mund ta quajmë edhe përtesë, ngase nuk është kërkuar fare qëndrim nga Zijadin Sela i apostrofuar në tekst, por përmbajtja ka përfunduar duke theksuar se ky i fundit ka refuzuar një ofertë të tillë. Në një vend të vogël si Maqedonia, nuk është e vështirë që gazetari të sigurojë një kontakt me të përfolurin dhe të kërkojë qëndrimin apo komentin e tij për përfshirjen në një çështje të tillë. Në këtë shkrim, po ashtu, nuk thuhet askund nëse gazetari ka tentuar të vendosë kontakt me të apostrofuarin.

Lajmi bëhet i ditur nga burime partiake, që theksojnë se Sela ka refuzuar këtë ofertë, që i është bërë nga njëri prej protagonistëve vendimtar në VMRO-DPMNE, i cili ka premtuar se përveç këtij peshqeshi janë pranuar edhe pikat e platformës së partive shqiptare. Por ky lajm ende po qarkullon vetëm si spekulativ.

Edhe pse në tekst është cekur se të gjitha këto janë spekulime, është vendosur që botimit t’i bashkëngjiten fotografi, të cilat qëllimisht janë vënë aty për të tërhequr vëmendjen dhe për të manipuluar me opinionin.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button