Maqedoni, në janar më tepër janë shtrenjtuar frutat dhe perimet

Shpenzimet e jetës në janar të këtij viti shënuan rritje prej 0,6 për qind dhe në krahasim me muajin paraprak dhe në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë kanë rritje prej 1,1 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2016 dhe 1,5 për qind në krahasim me janarin e vitit 2016, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Rritje të vlerës së shpenzimeve të jetës në janar të vitit 2017, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të mbajtura në frigorifer përveç patates për 4,5 për qind, frutave  të freskëta dhe atyre në frigorifer për 3,4 për qind, qumështit për 1,4 për qind, frutave të thata dhe prodhimeve arrore për 1,3 për qind produkteve të tjera ushqimore për 0,8 për qind, djathi dhe  gjiza për 0,6 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti , çokollata dhe produktet  e ëmbla për 0,5 për qind, pijet joalkoolike për 0.4 për qind, buka dhe mishi për 0,3 për qind, vezët dhe pijet alkoolike për 0,2 për qind.

Në janar, gjithashtu ka pasur rritje të vlerës së shpenzimeve të jetesës edhe tek derivatet e lëngshme për amviseri për 9,1 për qind, shërbime të tjera financiare të papërmendura në vend tjetër për 7 për qind, pajisje informatike për 6,4 për qind, derivate të lëngshme dhe vajra si pjesë e pajisjes për mjete individuale të qarkullimit për 6,2 për qind, shërbime  për akomodim për 4,9 për qind, gazra amviseri  dhe qarkullim rrugor për 3,9 për qind, automjete për 3,7 për qind, kopshtaria, bimët dhe lulet për 2,7 për qind, tapetët dhe mbulesat e tjera të dyshemeve  për 1,5 për qind, shërbimet telefonike dhe telefaksit për 0,7 për qind, shërbimet hotelierike për 0,6  për qind, mjetet dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht për 0,7 për qind, mjete hotelierike për 0,6 për qind, mjete për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës për 0,5 për qind, mobilie për 0,4 për qind, veshje dhe materiale për mirëmbajtje dhe riparime të banesës për 0,2 për qind.

Ulje të vlerës së shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2017, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur edhe tek  peshku dhe frutat e detit për 1,3 për qind, mishin e thatë, të kripur dhe të tymosur për 0,6 për qind, jogurtin, frutat e ngrira dhe perimet e ngrira përveç patateve për 0,2 për qind.

Ulje të vlerës së shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe tek shërbimet spitalore për 5,7 për qind, aranzhimet turistike për 5,4 për qind, pajisjet telefonie dhe të telefaksit për 3,4 për qind, këpucët për 1,7 për qind, medikamentet për 0,6 për qind dhe shërbimet për higjienë personale për 0,2 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button