Koreja Veriore: Të gjitha testimet tona janë “masa për vetëmbrojtje”

Koreja Veriore sot kryesisht e hodhi poshtë njoftimin e Këshillit të Sigurisë të KB-së ku citohet se dënohet lançimi më i ri i raketës koreanoveriore.

Han Tae Song, ambasadori i ri i Koresë Veriore në KB, në pres konferencë për çarmatim në Gjenevë theksoi se të gjitha testimet e Koresë Veriore janë masa për vetëmbrojtje”, me qëllim që të mbrohet populli i saj.

Ambasadori koreanoverior shtoi se delegacioni i tij e hedh poshtë njoftimin më të ri të Këshillit të Sigurisë dhe të gjitha rezolutat e KB-së kundër vendit.

Këshilli i Sigurisë i KB-së e dënoi mbrëmë Korenë Veriore për shkak të lançimit të raketës gjatë uikendit të kaluar duke i bërë apel shteteve anëtare që t’i “dyfishojnë përpjekjet” në zbatimin e sanksioneve kundër këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button