BDI fillon konsultimet pas garancisë nga LSDM

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot i fillon konsultimet me partitë tjera politike të bllokut shqiptar pasi që dje i mori dokumentet të cilët i kërkoi nga LSDM, si kusht për koalicionim me qëllim të sigurimit të shumicës parlamentare, shkruan REL në gjuhën maqedonase. Nga LSDM thonë se BDI nuk ka dhënë kurrfarë afat se deri kur do të duhet që të deklarohen për dokumentet dhe a presin ndonjë vërejtje pas saj, njofton Portalb.mk.

Nga LSDM nuk deklaruan se çfarë përmbajnë garancitë e shkruara, por theksuan se dokumenti mundëson që të mblidhen nënshkrimet, të cilat i kërkoi kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, që t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e Qeverisë. Nga LSDM theksuan se pasi që ta marrin mandatin, opinioni do të njoftohet me përmbajtjen e materialeve të shkruara dhe të njëjtët do të thirrin takim me Kryesinë Qendrore në të cilën do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Nga BDI tani për tani nuk ka përgjigje, se kur do të kenë takim, por as se a i kanë filluar konsultimet, por nga Aleanca për Shqiptarët, konfirmojnë se sot do të takohen me përfaqësuesit e BDI-së.

“Planifkojmë që sot të kemi takim me BDI-në, me të cilën do të kemi konsultime që t’i shqyrtojmë materialet e shkruara të cilat i kanë marrë nga LSDM. Takimi është me kërkesë të BDI-së”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga Lëvizja BESA theksojnë se ende nuk anë marrë ftesë nga BDI dhe se takimi i tillë nga ata duhet që të iniciohet.

Profesori universitar, Nikolla Dujovski, thotë se bëhet fjalë për një dokument që nuk është i detyrueshëm, për atë edhe nuk pret që të përshpejtohet procesi, pasi që mundet të ndodhë që BDI të ketë kërkesa të reja, ose vërejtje. Por, ai pret që LSDM dhe BDI të mos humbin shumë kohë.

“Unë e di që në këso kohëra është e vështirë që të formohet Qeveri kualitative, por dëshpërimisht na duhet Qeveri, e cila do të fillojë më me shpejtësi që ta ndryshojë shoqërinë. Pres që BDI në një afat të arsyeshëm të përgjigjet, edhe pse nuk ekziston ndonjë fat i tillë, për atë se nuk është asgjë e detyrueshme, dhe t’ia japë nënshkrimet LSDM-së dhe lideri i partisë ta marrë mandatin”, thotë DUjovski.

Ai nuk pret që paritë tjera të bllokut shqiptarë të bëjnë ndonjëfarë problemi, por që të njëjtat menjëherë t’ia japin mandatet e tyre LSDM-së. LSDM-së, përveç deputetët e BDI-së i duhet edhe më së paku 2 mandati që të sigurojë shumicë prej 61 deputetëve. Bashkë me Lëvizjen BESA dhe me Aleancën për Shqiptarët do të arrinin 67 mandate. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button