“Vepra” shpërblen maturantët me 4000 denarë

Shoqata Kulturore Humanitare “Vepra” në Bogovinë, për festën e 7 marsit do të shpërblejë 5 maturantë me nga 4.000 denarë, kjo u bë e ditur  sot nga pjesëtarë të kësaj shoqate, njofton Portalb.mk.
Në këtë konkurs do të përzgjedhen 5 maturantë të shkëlqyeshëm, të cilët gjatë periudhës nga viti I-IV kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme.
Mund të aplikojnë nxënësit e vitit të katërt të shkollave të mesme, banor të fshatrave: Bogovinë, Jellovjan, Kallnik, Kamjan, Novakë, Novosellë, Pallçisht, Pirok, Rakovec, Sedllarcë, Sellcë, Siniçan, Urviç dhe Zherovjan.
Dokumente e nevojshme:
  • Dokument indentifikimi (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Dëftesa e vitit të parë, dytë dhe tretë,
  • Librezë (dokument) e notave për gjysëm vjetorin e parë të vitit të katërt
  • CV
  • Çertifikatë për pjesëmarrje në kurse, trajnime, gara, etj.
  • Prozë, poezi, ese, tregim, etj. të botuar.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen më së voni deri më 22.02.2017, në  e-mail adresën: [email protected].

Konkurs- Portrait

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button