Ahmeti: Opsion i BDI-së mbetet edhe koalicionimi me VMRO-në

Pesë opcionet e mundshme të BDI-së për dalje nga kriza politike përfshin edhe koalicionimin e VMRO-DPMNE-së. Këtë e bëri të ditur kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti gjatë takimit të sotëm me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, z. Tülin Erkal Kara, njofton Portalb.mk.
“Janë prezentuar pesë opcionet e mundshme të BDIsë për dalje nga kriza politike duke theksuar qasjen e kujdesshme të BDI-së në adresimin e këtij ngërçi për arsye të ndjeshmërisë së madhe të situatës në vend, por edhe në rajon. Vendimi ynë ka rëndësi dhe prandaj shqyrtojmë thelbësisht dhe gjërësisht çdo probabilitet, çdo avantazh dhe çdo pasojë që mund të ketë përcaktimi jonë”, u shpreh Ahemti gjatë takimit me ambasadoren turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button