Zjarr në Diznilend: shtatë persona kanë thithur tym, ndërsa tetë automjete janë djegur

Gjatë një zjarri që ka shpërthyer në një parking në Diznilend, shtatë persona kanë thithur tym, ndërsa tetë automjete janë djegur.

Shtatë të punësuar në Diznilend kanë thithur tym, katër nga të cilët janë hospitalizuar, por asnjë prej tyre nuk është në gjendje kritike.

Policia në Anhajm ka vlerësuar se dëmi i përgjithshëm është rreth 180.000 dollarë, duke theksuar se ka mundur të jetë edhe më i madh sepse në atë garazh me kate brenda ditës parkohen mijëra automobila.

Tash për tash asnjë nuk është i dyshuar për vënien e zjarrit, por përfaqësuesit nuk kanë theksuar se çka saktë e ka shkaktuar zjarrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button