MPJ-ja ruse: Lavrov asnjëherë nuk ka folur për ndarjen e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë e vlerëson si “provokim të pastër” shkrimin e publikimit të redaksisë së “Dojçe Vele-s”, në të cilin, ashtu siç shkruhet, shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, ka bërë përpjekje që t’i rishkruhet ideja për ndarje të Maqedonisë. Sipas Moskës zyrtare, qëllimi i këtij shkrimi është që “të rriten tensionet në Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

“Lavrov asnjëherë nuk a dalë deklarata me përmbajtje të tillë ose të ngjashme, por përkundrazi gjithnjë i ka dënuar pohimet e tilla”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.

Ideja për ndarjen e Maqedonisë, thuhet në kumtesë erdhi nga ana e kongresmenit amerikan Dejna Rorabaher.

“Ashtu siç shihet, ajo shpikje është bërë me qëllim provokues që të njolloset reputacioni i Rusisë në Ballkan, por edhe të nxiten tensione në Maqedoni:, thonë nga MPJ ruse.

Përskaj asaj, thuhet në kumtesë, administrata e SHBA-së dhe BE-së, me shfrytëzimin e metodave të “revolucionit laraman” dhe përpjekjeve për vendosje të sundimit e cila nuk është në përputhje me mendimin publik, drejtpërdrejt përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Jemi të bindur se lëvizjet e tilla do të sjellim në minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë”, paralajmëruan nga MPJ e Rusisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button