Trudo: Kanadaja nuk “do t’i mbajë leksione” SHBA-së për refugjatët

Kanadaja nuk do t’i mbajë leksione SHBA-së për marrëdhënien ndaj refugjatëve, theksoi kryeministri kanadez Xhastin Trudo gjatë vizitës në Uashington.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për refugjatët gjatë konferencës për shtyp me presidentin amerikan Donald Tramp, Trudo theksoi: “Puna e fundit që kanadezët presin nga unë është që të vij këtu dhe t’i mbajë leksione SHBA-së -për administratën publike”.

“Nuk ka fqinj në tërë botën të cilët janë kaq fuqishëm të lidhur si ne”, theksoi Trudo.

“Nuk do të pajtohemi çdoherë, por për shkak të respektit të përbashkët mund t’i kapërcejmë vështirësitë. Në fund të ditës, Kanadaja dhe SHBA-ja do të mbesin partnerë esencialë. SHBA-ja e ka lënë Kanadanë në listën e bashkëpunëtorëve më të mëdhenj për eksport. Çdo ditë bëjmë tregti milionëshe. Miliona punë për klasën e mesme varen nga ky partneritet”, theksoi Trudo.

Duke folur për refugjatët – për të cilët Tramp dhe Trudo nuk e ndajnë mendimin, presidenti amerikan theksoi se SHBA-ja dëshiron që njerëzit të vijnë në këtë vend, por se “nuk mund të lejohet hyrje e njerëzve të gabuar”.

Në muajt e fundit, qindra refugjatë janë larguar nga SHBA-ja në Kanada, ndërsa shërbimet të cilët punojnë me refugjatët kanë kumtuar se numri i personave të cilët e kalojnë kufirin është rritur pas ndalesës së Trampit për hyrje të personave nga shtatë vendet myslimane.

Muajin e kaluar, kur Tramp e nënshkroi dekretin për ndalesë, Trudo shkroi në Tuter: “Atyre të cilët ikin nga persekutimi, terrori dhe lufta, kanadezët ju dëshirojnë mirëseardhje, pa marrë parasysh fenë e tyre. Diversiteti është forca jonë”.

SHBA-ja dhe Kanadaja do të punojnë në përforcimin e këmbimit tregtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button