Bashkëshortja e Dejvid Kameron përdor fuqi punëtore të lirë në Maqedoni

Dizejnuesja Samanta Kameron  është në cak të sulmeve nga mediat britanike ngaqë në Maqedoni shfrytëzon fuqi punëtore të lirë për prodhim të linjës së saj më të re të veshjeve luksoze, njofton Portalb.mk.

Fabrika në Maqedoni qep veshje për bashkëshorten e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron, njofton revista “Daily mail”. Dizajnuesja, Samanta Kameron, ka zgjedhur pikërisht Maqedoninë si vend ku do të prodhojë linjën më të re të modës “Cefin”.

“Daily mail” shkruan se vetëm një bluzë me etiketë të këtij brendi në tregun britanik do të shitet me çmim prej 110 funteve. Gazetarët nuk kanë informacion se sa janë paguar punëtorët e Maqedonisë, por kujton se në gusht të vitit të kaluar shumë marka të njohura kanë qenë të kritikuara sepse kanë keqpërdorur fuqinë punëtore në Maqedoni, ku sipas tyre, rrobaqepësit kanë qenë të paguara më pak se 50 den për orë dhe kanë punuar ndonjëherë edhe në kushte të vështira.

Përveç Maqedonisë, linja më e re e modës e Samanta Kameron e dedikuar për femra, do të qepet në Lituani.

Nikolla Raund nga sindikata e tekstilit në Britani të Madhe, thotë se punëtorët prej Evropës Lindore, shfrytëzohen prej kompanive të famshme, sepse ato janë fuqi punëtore e lirë.

 

“Punëtorët e tekstilit në Maqedoni shpesh punojnë me orar të stërzgjatur për rroga të ulëta. Kompanitë e famshme në Britani të Madhe duhet të jenë përgjegjës ndaj individëve të cilët e qepin veshjen e tyre, dhe duhet të jenë të sigurt se fitojnë rrogë të përshtatshme për punën që e bëjnë”.

Zëdhënësi i Cefin (Cefinn) njoftoi se fabrikat me të cilat bashkëpunojnë punojnë në pajtueshmëri me rregullat ndërkombëtare.

Cefin punon me kompani të vazhdimisht janë nën mbikëqyrje, ne kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjitha kompanitë dhe rregullisht i vizitojmë”, thotë zëdhënësja.

Ajo shton: “Kontrolli është vetëm një nga masat. Sërish duhet të shikohet, se kompanitë a ju japin përkrahje punëtorëve në realizimin e të drejtave të tyre të kyçen dhe të organizohen në sindikata”.

Mediat britanike nuk zbulojnë se për cilën fabrikë në Maqedoni bëhet fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button