Ministri i Austrisë e mbron mbylljen e kufijve për migrantët

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, thotë se mbyllja e së ashtuquajturës “rrugë ballkanike” për migrantët, që synojnë të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian, ishte veprim i drejtë, transmeton REL.

Pas një takimi të djeshëm me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Popovski, në Shkup, ministri austriak u tha reporterëve se mbyllja e kufijve për të mos i lejuar migrantët të depërtojnë, është bërë një praktikë e pranueshme, përkundër kritikave fillestare.

Më herët zoti Kurz e ka vizituar një kamp të refugjatëve në qytetin e Gjevgjelisë, në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë. Ai e ka lavdëruar rolin e Maqedonisë në sigurimin e kufirit evropian.

Para se të mbyllej “rruga ballkanike” në mars të vitit të kaluar, më se një milion refugjatë dhe migrantë të tjerë patën kaluar nëpër Maqedoni, në rrugën e tyre për në shtetet më të pasura të Bashkimit Evropian.

Aktualisht, afro 200 migrantë mbeten të bllokuar në Maqedoni, raporton AP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button